Albanian Stars Futboll

Kaçe qëndron në Greqi, shumë pranë Panathinaikosit

Ergys Kaçe me destinacion Athinën. Mesfushori shqiptar i PAOK-ut që nuk po gjen më hapësira në radhët e suadrës nga Selaniku, ka marrë një ofertë nga skuadra e Panathinaikos.

Në fakt, dy klubet kanë nisur bisedimet prej kohësh për transferimin e brazilianit Rodrigo Molento në Athinë, por gjatë ditëve të fundit në paketën e plotë të transferimeve është propozuar edhe lojtari kuqezi që e ka pranuar menjëherë ofertën por edhe Dimitris Konstantinidis. Aktualisht, topi është në këmbët e brazilianit i cili duhet të thotë “po” për të kompletuar transferimi e tre lojtarëve të PAOK-ut në radhët e skuadrës së gjelbër.

Për momentin palët po diskutojnë mundësinë kartonët e të tre lojtarëve të ndahen në mënyrë të barabartë me nga 50 %. Gjithsesi, nuk përjashthet mundësia që transferimi i Kaçes të bëhet i plotë në radhët e Panathinaikos nëse klubi kryeqytetas derdh 800 mijë Euro për të tre emrat e sipërpërmendur. Gjithsesi, edhe në rast se operacioni për brazilianin Molento nuk mbyllet, Kaçe me shumë mundësi do të zhvendoset në Athinë për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Gjatë muajve të fundit, zërat për largimin e tij nga PAOK-u janë shtuar pasi mesfushori shqiptar nuk është prej kohësh në planet e klubit dhe një destinacion i ri do ta ndihmonte lojtarin të rihynte fuqishëm në orbitën e Kombëtares Shqiptare.

Related posts

SKADON LICENCA/ Milan dhe Inter ndryshojnë emër, ja arsyeja

Delo.autor

AKUZAT PËR PASTRIM PARASH/ Në pritje të gjyqit, ish-presidenti i Barcelonës lihet….

Delo.autor

Gjyqtari nuk akordon penallti, Rudi Garcia “çmendet”(VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment