Futboll Seria A Sport

“Bomba” e ditës: Sulmuesi i madh pranon transferimin te Milani

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile i ka premtuar Milanit se ai është i hapur për një transferim në “San Siro” edhe nëse ata nuk luajnë në Kupat e Europës.

Sipas burimeve të “Sky Sport Italia”, Milani ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe tashmë po tenton të hyjë në negociata me Lazion, shkruan “Football-Italia”.

Por gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio këmbëngul se Lazio do të bëjë të pamundurën ose do të kërkojë shumë miliona në mënyrë që ta lërë 2-vjeçarin që sezonin e kaluar shënoi 29 gola.

Kontrata e Immobiles skadon në qershor të vitit 2022.

Situata e Milanit është në ajër, pasi UEFA i përjashtoi ata një vit nga Evropa për shkeljet financiare të Fair Play dhe Yonghong Li është në negociata për të shitur 70 për qind të klubit në Rocco Commisso.

 

Related posts

POLEMKAT PËR “ARRATISJEN” NGA ITALIA/ Higuain paska pasur hall të madh, që “braktisi” Italinë

Delo.autor

BAYERN MUNICH-ATLETICO/ Flick gjen njeriun e Championsit, Simeone me sulm fantastik (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

RAMSEY FIRMOS PARA-KONTRATË/ Ja rroga e frikshme që do të fitojë tek klubi i ri

Delo.autor

Leave a Comment