Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Ndodh edhe kjo/ Deputeti i PDK-së shikon ndeshjet e Botërorit në Kuvend (FOTO)

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu nuk po mundte t’ia ndante sytë ndeshjes vendimtare në Kampionatin Botërorë të grupit H mes Kolumbisë dhe Senegalit.
Ai me njërën dorë po shfletonte dokumentacionin për seancën e Kuvendit të Kosovës ndërsa në telefonin ishte duke u transmetuar ndeshja vendimtare e fazës së grupeve mes Kolumbisë dhe Senegalit.

Në anën tjetër në ndeshjen mes Kolumbisë dhe Senegalit, Haxhiu mund ta ketë parë vetëm një gol, atë të mbrojtësit të Barcelonës, Yarry Mina, gol ky që i mjaftojë Kolumbisë të kualifikohet në rundin tjetër, ndërsa për Senegalin ishte ndeshja e fundit në “Rusia 2018”

Të dy këto kombëtarë kanë një ekip mjaftë simpatikë në ‘botën’ e futbollit, me disa futbollistë që luajnë në klubet më të mëdha botërore. Nuk dihet nëse Haxhiu kishte bërë tifo për Kolumbinë apo Senegalin.

Kolumbia në fazën tjetër do të përballët me Anglinë. Ndërsa nëse edhe Zvicra mposhtë Suedinë, atëherë mund të ketë një ndeshje mes Zvicrës dhe Kolumbisë.

Related posts

Anësori që s’e anuloi golin me dorë të Maradonës vdiq i ndjekur nga…

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Juventus triumfon në Gjermani, Bayern thyen Tottenhamin e Mourinhos. Ja rezultatet

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Tërbohet Egjipti, Liverpool refuzon t’ia lirojë Salah për kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment