Futboll Sport

Ambasadori britanik reagon për golin e Januzajt: Gëzohem kur shënojnë kosovarët, por këtë herë…

Lojtari me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, shënoi dje një gol mjaft të bukur në përballjen Belgjikë-Angli në Kupën e Botës, dukë u dhënë belgëve vendin e parë në grup.

Në lidhje me golin e mesfushorit ka reaguar dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell, i cili i ka kushtuar një status lojtarit të Belgjikës.

Ruairi O’Conell duket se është duke e ndjekur nga afër Botërorin, sidomos lojtarët kosovarë që luajnë nëpër Kombëtare që marrin pjesë në këtë Botëror.

Por, ndryshe nga gëzimi i tij kur shënuan Xhaka, Shaqiri dhe Xhemajli, për Januzajn ai ka një mendim tjetër.

“Zakonisht gëzohem kur shënojnë Kosovarët . . . veç sonte më pak”, ka shkruar Ruairi O’Conell në statusin e tij të fundit për Januzajn.

Related posts

“Ekspert” i goditjeve të dënimit, ylli shqiptar “lë shenjë” në miqësore me LEVANTEN

Isa.Autor

OPERACION PAS DËMTIMIT/ Mesfushori Grezda rrezikon të mbyllë sezonin

Delo.autor

THELLOHET SKANDALI/ Sërish në telashe për Kampionin e Botës me Francën, vjen akuza e shtatë për përdhunim

Delo.autor

Leave a Comment