Futboll La Liga Sport

Paulinho “nota” dashurie për Barcelonën: Aty më kanë kthyer besimin

Transferimi tek Barcelona i ka kthyer besimin mesfushorit brazilian Paulinho që në një intervistë për mediat ruse ka theksuar se eksperienca tek Tottenham Hotspur i kishte ulur besimin në vetvete.

“Prej katër vjetësh, shumëçka ka ndryshuar në jetën time dhe karrierën time. Largimi nga Anglia ishte i mirë për mua. E kisha humbur vetëbesimin tim, por e kam rifituar. Kam luajtur shumë mirë, kam ndihmuar klubin tim për të fituar La Liga, jam këtu sepse kam punuar dhe e meritova. Në katër vite kam mësuar shumë.“-pohoi mesfushori 29 vjeçar.

Paulinho, i cili kaloi dy sezone te Tottenham Hotspur në mes 2013 dhe 2015, u transferua te skuadra kineze Guangzhou Evergrande për 10 milion paund përpara se të nënshkruante për gjigantët spanjollë, Barcelonën në një marrëveshje prej 35 milionë funtesh në vitin 2017.

Related posts

Nëse Modric largohet nga Reali, Perez e ka gati zvendësimin e mesfushorit te skuadra madrilene

Sadik.Autor

Biletat për ndeshjen Real – Juventus shiten në kohë rekorde

Sadik.Autor

Leo Messi, tmerri La Ligas shënon 25 gola

Q.Autor

Leave a Comment