Futboll Sport

Ankand për Asion Dajën, tre klube rivalizojnë Tiranën

Asion Daja dhe Tirana për momentin duken larg njëri-tjetrit. Bardheblutë kanë pasur kohën e mjaftueshme për ta bindur mesfushorin që të nënshkruajë një kontratë të re, por deri më tani nuk ka pasur një akord për ta bërë diçka të tillë. Mesfushorit nuk i mungojnë oferta dhe dëshira është e madhe që të transferohet jashtë vendit dhe e ka një opsion në Zvicër. Ndërkohë te Tirana në njëfarë mënyre i kanë paraprirë largimit të Dajës, pasi para pak ditësh nënshkruan me Eni Imamin, lojtar që luan në linjës e majtë të mbrojtjes dhe mesfushës, por në Kukës ai ka luajtur edhe në qendër të mesfushës.

Për Dajën ka edhe një derbi. Partizani vijon ta ketë si objektiv dhe për mesfushorin do të ishte një rikthim. Para se të vishte fanellën bardheblu ai ishte pikërisht pjesë e “demave të kuq”. Në fakt nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega është vënë këtë javë edhe Ardit Hila, duke e plotësuar disi mesfushën. Gjithsesi Daja është ai që vendos për të ardhmen, pasi aktualisht nuk ka më kontratë me Tiranën.

FLAMURTARI – Me largimin e Lancinet Sidibe, në Vlorë duan një qendërmesfushor dhe i janë rikthyer sërish pistës Asion Daja shkruan “Panorama Sport”. Edhe sezonin e shkuar trajneri Shpëtim Duro e kërkoi në ekipin e tij mesfushorin, por ai ishte nën kontratë dhe nuk u largua nga Tirana. Së bashku me Useinin ai do të formonte dyshen e qendrës së mesit të fushës, por gjithsesi gjithçka është në dorë të vetë lojtarit, i cili tashmë është lojtar i lirë dhe ka të drejtë të zgjedhë mes ofertave të shumta që i janë paraqitur

Related posts

INFLACIONI NË FUTBOLL/ Ja sa do të kushtonin sot LEGJENDAT e së shkuarës

Isa.Autor

KOMBËTARJA PA TRAJNER/ Presidenti Duka hap bllokun e shënimeve, ja skaneri për 5 kandidatët e stolit kuqezi

Delo.autor

10 LOJTARËT MË TË PAGUAR NË EUROPË/ Shihni sa është diferenca mes Messit dhe Ronaldos (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment