Futboll Sport

Batha “ndez motorët” në Greqi, pret përgjgje nga Panucci

Pas aventurës greke, ish-kapiteni i PARTIZANIT zbulon dëshirën e madhe Idi Batha do të luajë në kampionatin grek. Ish-kapiteni i Partizanit ka arritur marrëveshjen me AEL e Larisës për të qenë pjesë e tyre për 3 vitet e ardhshme.

Pas një paraqitje të mrekullueshme me të kuqtë, 26-vjeçari është gati të sprovojë veten e tij në një kampionat më të fortë. Ofertat për të nuk kanë munguar, megjithatë ai zgjodhi të luante jashtë vendit për një arsye madhore: Të arrijë Kombëtaren shqiptare. Me sa duket dëshira e mesfushorit gjirokastrit është t’i bashkohet ekipit të Panuçit, megjithatë për këtë i duhet të punojë shumë në fushën e blertë. Ende është i ri dhe karrierën e ka përpara.

Ndoshta në një të ardhme ai do të bindë trajnerin kuqezi që t’i bashkohet përfaqësueses së vendit të tij.

Related posts

LIVE/ Kastrioti-Teuta: Dominim absolut në pjesën e parë, durrsakët udhëheqin me golin e Kallakut (VIDEO)

Isa.Autor

DREJT LARGIMIT NGA REALI/ Gareth Bale një hap larg kthimit tek Tottenham. Ja detajet akordit

Delo.autor

ZYRTARE/ Matteo Politano bashkohet me Interin

Sadik.Autor

Leave a Comment