Futboll Seria A Sport

Roma lë pa përgjigje lojtarin e saj, Inter dhe Atletico Madrid në alarm

Pas Radja Nainggolanit, një tjetër futbollist mund të largohet nga radhët e Romës. Mbrojtësi Alessandro Florenzi nuk ka rinovuar kontratën me verdhekuqtë dhe kjo i ka ndezur sinjalin Interit dhe Atletico Madridit të hidhen në sulm për 27-vjeçarin.

Tekniku zikaltër Luciano Spalletti e kërkon medoemos lojtarin “azure” duke parë aftësinë e tij për t’u përshtatur dhe në mesfushë. Interi është në gjendje të ofrojë pagë 4 milionë € në vit kundrejt 2.7 që Florenzi përfiton te Roma.

Ndërkohë pritet se si do të sillet klubi i “Ujkonjës” me fatin e Florenzit, që është njëri prej elementëve më të rëndësishëm të ekipitk kryeqytetas italian.

Related posts

SUPRIZA NGA KLUBI I LACIO-s/ Gëzuar ditëlindjen Thomas (FOTO)

Q.Autor

“SHQIPËRIA? JANË EKIP I STËRVITUR MIRË”/ Southgate: Ne do të duhet të shohim nëse ata përshtaten me ne, por…

Delo.autor

NË 20 MINUTA LOJË/ Vijnë 2 gola në Kosovë-Çeki, ja “perlat” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment