Futboll Sport

Botërori 2018/ Fama e Xhakës ka mbërritur deri në Iran

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran disa tifozë për të shprehur simpatinë që kanë për kombëtaren Helvete kanë pikturuar portretet e Granit Xhakës dhe sulmuesit Breel Embolo në murin e Ambasadës Zvicerane në Teheran.

Fotot e këtij momenti kanë bërë xhiron e rrjetit nga tifozët e përfaqësueses së Zvicrës. Grupi i shqiptarëve që përbëhet nga Xhaka, Shaqiri, Behrami e Xhemaili do të përballen me Suedinë, në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin për çerekfinale. Zvicra fazën e grupeve e mbylli në vendin e dytë pas Brazilit, në një grup që përbëhej edhe nga Serbia dhe Kosta Rika.

 

Related posts

NGA SFIDA E PARË E GRUPEVE TEK FINALJA/ Mësoni datat e ndeshjeve në Champions League

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Milan-Manchester United. Rezultati 0-1

Delo.autor

“Vrasësi” i Interit dhe ëndrrës së Fenomenit sot “luan”… në poltron!

F.autor

Leave a Comment