Chris Froome rrezikon të mos marrë pjesë në këtë edicion të Tour de France. Lajmi raportohet nga mediat franceze sipas të cilave ASO, shoqëria që organizon garën më të rëndësishme çiklistike, ka vendosur veton mbi prezencën e çiklistit britanik në këtë edicion të Grand Boucle që do të nisë 7 korrikun e ardhshëm.
I menjëhershëm apelimi i skuadrës Sky që do të shqyrtohet të martën e 3 korrikut duke filluar nga ora 9 e mëngjesit. Në rast të një përgjigjeje negative edhe nga apeli, skuadra Sky do ta çojë çështjen në gjykatën e arbitrazhit sportiv në Lozanë, me shpresën se KAS do tu japë të drejtë dhe Chris Froome do të marrë pjesë në Tour de France.
Një rrufe në qiell të hapur mospjesmarrja në Tour de France për 33-vjeçarin të lindur në Nairobi të Kenias që godet sërish sportin e çiklizmit. Froome është ende në pritje të një gjykimi pasi doli pozitiv me doping në Vueltan e Spanjës të vitit 2017 dhe për këtë aryse organizatorët e Tour de Francë kanë vendosur ta përjashtojnë nga edicioni i këtij viti duke i hequr kështu mundësinë për të mbrojtur fanellën e verdhë , 4-herë fituesit të Grand Boucle dhe njëkohësisht çiklistit më të mirë në aktivitet. ASO shoqëria që organizon Tour de France ka të drejtën të përjashtojë një çiklist ose të gjithë skuadrën në rast se prezenca e tij do të dëmtonte imazhin e kompeticionit.