Futboll Sport

Tirana zyrtarizon përforcimin e radhës, lojtari firmos për 3 vite

Skuadra e Tiranës ditën e sotme ka zyrtarizuar lojtarin ganez Vincent Atinga, i cili ka firmosur për 3 vite me bardheblutë. Njoftimi bëhet i ditur nga klubi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, për arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin.

“Është mbyllur sot me sukses tratativa në Ghana për përforcimin numër tre për Tiranën Superiore. Vincent Atinga ka nënshkruar për 3 vite bardheblu. Drejtori Ekzekutiv Hektor Como ka firmosur në Acra Theodore me mbrojtësin 24-vjecar që vjen si një përforcim me shumë vlera për sezonin e ri. Atinga është pjesë e Kombëtares së Ghanës dhe një lojtar shumë i rëndësishëm për repartin difensiv dhe qendrën e mbrojtjes”, shkruan Tirana.

Related posts

‘Rilindja’ pas largimit të Ancelottit, Heynckes ‘shpëtimtari’ i Vidal

Q.Autor

E BUJSHME NGA KORÇA/ Një kampion drejt rikthimit te Skënderbeu

F.autor

EURO U-21 2027 NË SHQIPËRI/ UEFA përmbyll inspektimin e katër stadiumeve që do presin turneun

F.autor

Leave a Comment