Formula 1

Verstappen-Ricciardo, respekt reciprok te Red Bulli

Daniel Ricciardo, Max Verstappen dhe Red Bull, një trekëndesh sportiv i destinuar të finksionojë për një kohë të gjatë. Ky është urimi i pilotit të talentuar holandez, që në prag të nisjes së sezonit të ri deklaroi:

“Edhe pse kemi luftuar ashpër në pistë, Daniel është një djalë i jashtëzakonshëm. Bashkë kemi kaluar momente të mëdha edhe jashtë garave. Shpresoj të jemi shokë skuadre për shumë kohë.”

Verstappen në pjesën e dytë të vitit të kaluar firmosi rinovimin e kontratës me skuadrën e Milton Keynes deri në fund të 2019-ës ndërsa Ricciardos i përfundon në fund të 2018-ës.

“Është e qartë që kur lufton për titullin çështjet për t’u zgjidhur janë të shumta, por në fund të fundit respekti është reciprok. Nëse njëri prej nesh është më i shpejtë, tjetri duhet ta pranojë.”

Në të njëjtën linjë shprehet edhe Ricciardo:

“Nëse ne të dy do të luftojmë për titullin, mendoj se marrëdhënia jonë nuk do të thyhet deri në atë pike, sikurse ndodhi mes Hamilton dhe Rosberg.”

Related posts

ISH-KAMPIONI I BOTËS/ Alonso: Formula 1 ka shumë talente, por nuk kanë fituar aq sa unë

Delo.autor

Bottas: Sezoni më i vështirë, titulli i hapur deri në fund

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Surprizë në provat zyrtare të Turqisë, piloti i ri merr “pole position”-in e parë në karrierë

Delo.autor

Leave a Comment