Futboll Sport

Messi dhe Ronaldo janë jashtë Botërorit, ka ardhur koha ime të shkëlqej

Fantazisti i Belgjikës Eden Hazard shpreson të shfrytëzojë largimin e parakohshëm të Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s dhe të bëhet ylli i Kupës së Botës.

Argjentina e Messi-t humbi 4-3 nga Franca ndërsa disa orë më pas Portugalia e Ronaldos u mposht nga Uruguai.

Duke folur në prag të ndeshjes së radhës ndaj Japonisë në Rostov, Hazard mendon se ka ardhur koha e tij.

“Shpresoj që po, ata nuk janë më në këtë Kupë Bote, ka ardhur koha ime të shkëlqej,” shprehet lojtari i Chelsea-t.

“Messi dhe Ronaldo janë jashtë por kanë mbetur shumë lojtarë të mirë akoma në Botëror. Do të shohim në fund.

“Është në duart tona. Duhet të luajmë të bashkuar, të japim gjithçka dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.

“Nuk po mendojmë për Brazilin, po mendojmë vetëm për Japoninë. Do ta marrim nga ndeshja në ndeshje.”

Related posts

 Inzaghi nuk arrin objektivin dhe merr vendimin e madh për të ardhmen

Sadik.Autor

VJEN FITORJA E PARË PËR LEBRON JAMES/ Curry shënon 51 pikë ndaj Warriors / VIDEO

Isa.Autor

KOSTA BËN SHAKA PA”KRIPË” PËR FUNDVIT/ Ja si e tmerron ai vëllain e vet… (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment