Futboll Sport

Brazil-Meksikë/ Zbuloni ku anon bilanci i përballjeve direkte

Në “Samara Arena” do të luhet ndeshja e vlefshme për 1/8-at e finaleve të Botërorit mes Brazilit dhe Meksikës.

Brazili është favorit për të fituar trofeun, por sot përballë do të ketë një ekip i cili në fazën e grupeve surprizoi Gjermaninë me atë fitore 1-0.

Këto dy ekipe janë përballur 40 herë mes tyre. Padyshim që bilanci anon nga ekipi 5 herë kampion i botës, me 23 fitore kundrejt 10 të meksikanëve, ndërsa 3 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Në Botërorë, kjo do të jetë sfida e pestë mes Brazilit e Meksikës. Në 4 përballjet e para, amerikano-latinët kanë 3 fitore, ndërkohë që një ndeshje ka përfunduar në barazim.

Related posts

BOMBARDIMI NË SERBI/ Matic shpjegon pse nuk kishte LULËKUQEN në fanellë

Isa.Autor

ÇËSHTJA “LUKAKU”/ Ja e vërteta me Mançester Junajtid për borxhin e pashlyer të transferimit të belgut

Delo.autor

ZYRTARE/ 75 vite eksiztencë, klubi historik italian falimenton. Sot luan ndeshjen e fundit?

Delo.autor

Leave a Comment