Futboll Premier League Sport

Liverpool interesohet për gjermanin që ktheu Sane në shtëpi

Trajneri Jurgen Klopp thuhet të ketë shfaqur interes për lojtarin e përfaqësueses gjermane Julian Brandt.

Sipas Daily Star, Liverpool është duke përgatitur një ofertë për Bayer Leverkusen. Ish-trajneri i Dortmund ka kohë që ndjek zhvillimin e 22-vjeçarit. Që në janar të 2017-ës, Brandt është përfolur si një objektiv i të Kuqve.

Por një ofertë nuk erdhi asnjëherë.

Brandt luajti një sezon të mirë bë Bundesliga, ai u aktivizua 34 herë duke shënuar nëntë gola. Ai ishte pjesë e Gjermanisë në Kupën e Botës, duke i zënë vendin talentit të Man City-t Leroy Sane.

Gjithsesi kandidati kryesor i Liverpool mbetet Nabil Fekir i Lyon. Por operacioni për të marrë francezin është shumë i komplikuar, kështu që klubi anglez po sheh alternativa.

 

Related posts

Nora Gjakova, medalje e artë për Kosovën në Europian

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Perez nis sulmin për shërbimet e yllit të Liverpool…

Delo.autor

Milan nuk heq dorë nga sulmuesi i Sassuolo

Sadik.Autor

Leave a Comment