Futboll Sport

EFEKTI MOU/ Kumbulla nxjerr veten nga merkato, Juric mbetet thatë

Jose Mourinho e dëshiron në skuadër, fjalët e ëmbla të portugezit me sa duket kanë dhënë efekt pasi Marash Kumbulla, pavarësisht ofertave nuk ka ndërmend të largohet nga Roma.

Qendërmbrojtësi kuqezi me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram i premton besnikëri verdhekuqeve duke vendosur objektivat për sezonin e ri:

Kumbullaa

“Me ndeshjet e fundit me Kombëtaren u mbyll dhe ky sezon për mua. Një vit plot me shumë ngjyra, sfida të reja dhe emocione të forta. Një trofe i fituar me Romën dhe objektivi i play-off-it të Botërorit që për pak e arritëm me Shqipërinë. Synimi është gjithmonë i njëjti: të rritemi dhe t’i çojmë sa më lart Romën dhe Shqipërinë. Shihemi së shpejti 2022/2023”, shkruan Kumbulla në statusin e tij.

Related posts

SFIDA NDAJ SAN MARINOS PËR KATAR 2022/ Edi Reja me ndryshime në listë, në dyshim mesfushori…

Delo.autor

NBA/ Rikthim spektakolar, Donçiç pritet si “mbret” në Texas, por ndëshkon ish skuadrën e tij Dallas

F.autor

E PAPRITUR/ Humbja e dytë radhazi: Trajner i Kategorisë së Parë jep dorëheqjen

Isa.Autor

Leave a Comment