Futboll Sport

Nisin sondazhet e post-Sampaolit, ja disa emra për trajnerin e ri të Argjentinës

Horge Sampaoli as që e kishte kaluar në kokë dorëheqjen, pavarësisht eliminimit nga Franca, por ndoshta në ditët e ardhshme mund të ketë një mbledhje në Federatë mes palëve dhe ndoshta mund të mendohet edhe një shkarkim i tiji.

Ndërkohë, në median argjentinase kanë nisur sondazhet e para për të kuptuar se kush mund të jetë pasuesi i mundshëm i tiji dhe preferencat më të mëdha kanë rënë mbi pesë emra.

Në krye të listës janë dy “gjigantët” Diego Simeone i Atletikos dhe Mauricio Poçetino i Totenhemit. Ndërkohë, në skenë kanë dalë edhe emrat e ish-mesfushorit Matias Almeida, trajneri i meksikanëve të Çivas; Marselo Gajardo, aktualisht te River Plejti dhe Rikardo Gareka, trajneri aktual i kombëtares së Perusë.

Related posts

MURINJO I SHPALL LUFTË INTERIT/ Roma gati t’i “rrëmbejë” zikaltërve objektivin kryesor të merkatos

F.autor

E BUJSHME/ Beckham në telashe serioze, pasi theu kufizimet anti-Covid në Angli

Delo.autor

(FOTO) Ndjekësit në Twitter, këta lojtarë lënë pas disa klube të Premier Ligës

Q.Autor

Leave a Comment