Futboll Premier League Sport

Mesazhi emocional i Aguerro-s pas eliminimit të Argjentinës, nuk përmend trajnerin

Argjentina e Lionel Messi-t, Aguerro-s e shumë të tjerëve u eliminua në ndeshjen e 1/16 të Botërorit kundër Francës, duke i dhënë fund aventurës në Rusi.

Është sulmuesi Aguerro ai që sot ka shkruar një mesazh emocional në rrjetet sociale ku bie në sy se nuk ka përmendur trajnerin Sampaoli. Kujtojmë që ‘bomberi’ pati një përplasje gjatë me numrin 1 të stoli gjatë evenimentit dhe i kërkoi presidentit të federatës largimin e tij.

“Është koha për të falendëruar. Djali im, familja ime dhe miqtë e mi që më shoqërojnë çdo ditë. Ata që me përpjekje të madhe erdhën në Rusi për të na inkurajuar. Për të gjithë ata që nga Argjentina dhe shumë vende të botës na mbështetën me ndjenja dhe pasion.

Dhe mbi të gjitha kolegët e mi, të cilët janë më të mirët në botë për të lënë shpirtin në çdo ndeshje. Gjithashtu edhe doktorët, fizioterapistët, përgatitësit atletik dhe shefat e kuzhinës që janë pjesë e një ekipi të madh. Do vazhdojmë të luftojmë gjithmonë dhe së bashku. Të dua Argjentina.”

Related posts

PLAS GALLATA/ Djaloshi e pyet Van Persin: A do të martohesh me mamanë… (VIDEO)

Isa.Autor

LA LIGA/ Ai që zbuloi Sergio Ramos emërohet trajneri i ri i Sevilla

Sadik.Autor

PLAS TEK MAN UNITED/ Vëllai i POGBAS sulmon trajnerin: Është I PAAFTË…

Isa.Autor

Leave a Comment