Futboll Sport

Festoi me shqiponjë në Champions, UEFA nis hetim disiplinor ndaj lojtarit të Dritës

Drita siguroi një kualifikim historik në turin e parë të Ligës së Kampionëve, teksa mundi Lincoln me rezultatin e thellë 4-1. Por, në dy golat e parë të shënuar nga Liridon Leci, ky i fundit festoi me shqiponjë, si në rastin e Xhakës dhe Shaqirit në ndeshjen ndaj Serbisë.

Por, UEFA ka vendosur të nisë një hetim disiplinor për festimin me këtë simbol të Lecit, ekzaktësisht si në rastin e FIFA-s ndaj Shaqirit dhe Xhakës. Edhe në një prononcim për Supersport, Leci e pranoi diçka të tillë, dhe shtoi: “Tregova vetëm simbolin e vendit nga vij. Më pas, më thanë se duhet dorëzuar një raport në lidhje me atë festim. Kjo gjë nuk më pengon, pasi nëse shënoj sërish, do të festoj me shqiponjë.

Related posts

TËRMETI/ Lila zbulon kauzën: Veteranët e Greqisë, Italisë dhe Turqisë ndeshje bamirësie për të prekurit

Delo.autor

JUVENTUS-SASSUOLO/ Trajneri Pirlo nis me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LEGJENDA E BARCELONËS/ Puyol: Reali duhet të ndërrojë stilin e lojës, janë të lexueshëm

Isa.Autor

Leave a Comment