Sport Të tjera

Federer në raundin e tretë të Wimbledon, kualifikohen edhe Raonic e Monfils

Roger Federer, kampioni në fuqi i grand slemit të Wimbledon për meshkuj në tenis, ka fituar 3-0 ndaj Lukas Lacko në raundin e dytë të turneut londinez, duke prerë një biletë për më tej. Një ndeshje e komanduar nga zvicerani, numri 2 në botë, që pati epërsi në të trija setet (6-4, 6-4, 6-1), duke treguar një formë të mirë. Në raundin e tretë shkon edhe kanadezi Milos Raonic, që mundi 3-0 John Millman (7-6, 7-6, 7-6), port ë trija setet u vendosën në “tie break”, pasi rivaliteti në fushë ishte i madh.

Nuk zhgënjejnë tenistët francezë, që avancojnë më tej. Gael Mnfils fitoi 3-1 ndaj italianit Paolo Lorenzi (3-6, 6-3, 7-6, 7-6), ndërsa Adrian Mannarino mposhti 3-0 Ryan Harrison (7-5, 7-5, 7-6). Nuk zhgënjen amerikani Sam Querrey, që mundi 3-0 Sergiy Stakhovsky, ndërkohë që në takimet e sotme kanë fituar edhe Daniil Medveded e Deniis Novak.

Related posts

MANCHESTER UNITED-LEEDS/ Tre gola në 7 minuta, vazhdon festivali i “çmendur” në “Old Trafford” (VIDEO)

Delo.autor

“Tifoz me Serbinë”/ Reagon ASHPËR Kosta Grillo: S’jam hipokrit si Berat Buzhala

Sadik.Autor

NGA CHAMPIONSI TEK VELLOJA/ Eva Murati shkëlqen edhe si… nuse (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment