Futboll Sport

Futbollistët e Argjentinës “bojkotojnë” vendin, vetëm 1 prej tyre kthehet në shtëpi

Argjentina e pati shumë të vështirë kalimin e grupit në Botëror, por pavarësisht se kaluan më tej nuk arritën të shkonin më shumë se 1/16, aty ku u eliminuan nga Franca me rezultatin 4-3.

Çuditërisht, sipas gazetarit të pavarur Ed Malyon, futbollistët pas eliminimit nuk kanë zgjedhur të kthehen në Argjentinë. Vetëm 1 prej tyre, sipas gazetarit të pavarur Ed Maylon, Enzo Perez, zgjodhi të fluturonte në vendin amerikano-latin.

Messi vendosi të nisej për të takuar partnerin e tij, ndërsa lojtarët e tjerë u shpërndanë.

Ndërkohë as trajneri Jorge Sampaoli, për të cilin thuhet se kishte humbur pushtetin që në ndeshjen me Kroacinë, nuk është kthyer me aeroplanin e ekipit. Ai mësohet të ketë qëndruar në Rusi pasi rikthimi në vendlindje do t’i hapte shumë telashe si pasojë e paraqitjes së ekipit në Rusi.

Related posts

(VIDEO) Godet padashje arbitrin, ndëshkohet me të kuq

Alm.autor

Lazio “e etur” për Europën/ IGLI TARE “JOSH” ish-fituesin e Champions League

Isa.Autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Milan mendon për të ardhmen dhe ëndërron talentin e Ligue 1…

Delo.autor

Leave a Comment