Futboll Premier League Sport

Parashikuesi Erikson: Më mirë të luanin kundër Brazilit sesa ndaj Suedisë

Ish-trajneri i Anglisë, Zven-Goran Erikson, beson se ishullorët do ta kishin më të lehtë të mundnin Brazilin sesa vendin e tij, Suedinë në çerekfinalet e Botërorit: “Do ta kishte pa dyshim më të lehtë të mundte Brazilin në opinionin tim. Suedia sot është një skuadër shumë e fortë për t’u thyer.

Sulmuesit e tyre bëhen mbrojtës dhe ata dinë të mbrojnë gjithashtu edhe në zonën e tyre. Edhe po t’i zgjosh në mes të natës, ata do të mbajnë mend çdo pozicion në mbrojtje. Do të jetë ndeshja më e vështirë e anglezëve deri tani. Italia nuk u shënoi dot për 180 minuta në ‘Play-Off’. Gjermania vuajti dhe iu desh goditja e dënimit e Krosit në fund.

Zvicra mund të kishte luajtur një javë dhe sërish nuk do t’u kishte shënuar. Suedia është pak a shumë si Islanda në 2016. Nëse do t’i eliminojë Anglia, atëherë pa dyshim që do bëj tifo për këta të fundit”.

Related posts

RRËFEHET GATTUSO/ Nga Bonucci tek Mourinho, Leonardo e Mirabelli…

Isa.Autor

Roma arrin akordin me Kluivert, Ajax do 20 milion euro

Sadik.Autor

ËSHTË LËNË JASHTË TURIT PARASEZONAL/ Icardi pret Juventusin për 3 javë, më pas shqyrton kalimin tek…

Delo.autor

Leave a Comment