Futboll Seria A Sport

Nga Portugalia: Ronaldo tek Juventusi, është vetëm çështje orësh…

Cristiano Ronaldo pritet të mbyllë në orët e ardhshme kalimin e te nga Real Madrid te Juventus, të paktën kështu sigurojnë në Portugali. Sipas të përditëshmes “Record” marrëveshja do të mbyllet te rreth 100 milionë Eurot dhe ylli portugez do të firmosë në Torino për katër sezone.

“Marrëveshja është mbyllur por zyrtarizimi nga të dy palët do të bëhet në orët në vazhdim”, shkruan “Record”, sipas të cilit CR7 do të marrë 30 milionë Euro në vit pë katër vitet e ardhshëm. Ndërsa në Spanjë raportonin që Perez dhe menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, do të takohen sot ose nesër, gazeta portugeze thotë që ky takim ka ndodhur tashmë dhe është dalë në përfundimin e lartpërmendur.

Ronaldo ka në kontratën e tij me Real Madrid një klauzolë që e lejon klubin ta shesë për një skuadër që nuk është rivale e drejtpërdrejtë për 100 milionë Euro. Dhe sipas “Record” ka qenë kjo shumë që ka irrituar Ronaldon, për të cilin kjo tregon se në “Bernabeu” nuk e duan, duke qenë se e kanë velrësuar kaq pak.

Në marrëveshjen futet dhe FIAT, pasi pritet që kompania që ka në pronësi Juventusin të paguajë rrogën prej 30 milionë Eurosh në vit, të cilën vetë klubi nuk do të mund ta përballonte dot në asnjë rrethanë.

Ndërkohë, një natë më parë, ish-menaxheri i Juves, Luciano Moggi, ka deklaruar përmes një postimi në Tëitter që Ronaldo tashmë ka firmosur me bardhezinjtë, madje ka kaluar edhe vizitat mjekësore. “Sipas meje i ka kryer tashmë vizitat në Mynih”, ka shkruar Moggi në llogarinë e tij.

Related posts

RRËFIMI I PAZAKONTË I GRUAS SË DANI ALVES/ Ja pse e bëra gjoksin e vogël

Isa.Autor

Dorëzohet Ronaldo: Do të paguajë 30 mln euro gjobë

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ JUVENTUS/ Mediat italiane thurin elozhe: Strakosha gati të “kyç” portën…

Delo.autor

Leave a Comment