Futboll Sport

Këmbëngulja e babait të Januzajt: Nuk e kemi mohuar kurrë Shqipërinë

Goli i Adnan Januzajt kundër Anglisë bëri që emri i tij të rikthehej edhe njëherë në qendrën e vëmendjes të mediave europiane. Mjaftoi besimi që trajneri i belgëve i dha mesfushorit shqiptar në rotacionin që bëri për takimin e fundit të grupeve të Botërorit dhe ky shans u shfrytëzua në mënyrën më të mirë.

Në një intervistë për “Lajm TV”, babai i Adnanit, Abedin Januzaj ka komentuar çështjet e fundit që e lidhin djalin e tij edhe me mohimin e kombësisë shqiptare, teksa shprehet se nëse kjo vërtetohet, atëherë ai përgjigjet edhe penalisht.

“Nuk kam pasur dijeni deri tani vonë, ndërsa kam marrë vesh së fundmi se Adnan Januzaj ka mohuar origjinën shqiptare. Ka qenë një devijim i intervistës dhe kjo nuk është aspak profesionale. Më vjen keq për njerëzit dhe mediat që bëjnë këto shpikje.

Mund të them se është degradimi i tyre. Gjithashtu kam parë nëpër media të ndryshme, shpikje dhe fjalë të pavërteta për Adnan Januzajn. Janë duke ofenduar familjen tonë. Dua të sqaroj njerëzit se djali im nuk e ka mohuar kurrë kombin e tij.

Nëse ka të interesuar për dijeni rreth familjes Januzajn, atëherë dera është e hapur që të marrin informata për ne. Nuk janë më patriotë se ne. Nëse del ndokund me fakte ku djali im ka mohuar kombin e tij, atëherë unë mbaj përgjegjësi morale dhe penale”, ka thënë Abedin Januzaj.

Related posts

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Talenti Haaland merr vendimin, dëshiron të transferohet tek skuadra e…

Delo.autor

TËRBOHET MOURINHO/ Portugezi nuk i përmban dot nervat dhe KACAFYTET me stafin e Sarrit (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Heynckes mbron Lewandowski: Shpresoj të reagojë të martën kundër Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment