Futboll Sport

ZYRTARE/ Të hënën, portieri i ri i PSG do të jetë poshtë kullës Eiffel

Ndërkohë që Juventus pret blerjen e bujshme të Cristiano Ronaldo, një ikonë e klubit bardhezi, Gianluigi Buffon do të prezantohet të hënën te Paris SG, klubi që mund të shënojë etapën e fundit të karrierës së tij të lavdishme.

Gjithçka është gati, portieri italian do të pritet me madhështinë që iu rezervua emrave të tillë si Ibrahimovic apo Cavani dhe të hënën paradite do të pozojë poshtë kullës Eiffel, me fanellën e PSG në dorë.

Pritja që zgjat prej një muaji do të mbarojë dhe Buffon do të firmosë për dy vitet e ardhshme me kampionët e Francës, kundrejt një page prej rreth 6 milionë euro neto në sezon.

Related posts

“NË HOLANDË KEMI…”/ Koeman flet për stolin e Barcelonës: Nëse rezultatet vijojnë kështu…

Delo.autor

GAFA NË CHAMPIONS/ “Magjia” Lukaku ndëshkon PSG në 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

“NUK DO TË LUASH ME CHELSEA-N NËSE…”/ Sulmuesi Demba Ba rrëfen se si e larguan nga skuadra pa dijeninë e tij

Delo.autor

Leave a Comment