Futboll Sport

Shaqiri ende në pritje të ofertës nga Liverpooli

Liverpooli vazhdon të shfaqë interesim për yllin shqiptar të Zvicrës, Xherdan Shaqirin, por ende nuk e ka bërë ndonjë ofertë për të, raporton Liverpool Echo.
Anësori i Stoke Cityt ka klauzolë lirimi në vlerë 15 milionë euro, e cila ia mundëson largimin nga klubi tashmë i rënë nga Premierliga, transmeton Gazeta Express.

Shaqiri ishte pjesëmarrës me Zvicrën në Kupën e Botës në Rusi, por me eliminimin e saj, Shaqiri tani pret që Liverpooli të vendosë nëse dëshiron të bëjë ofertë për të apo jo.

Para Botërorit, Shaqiri e ka pranuar se do të largohet nga Stoke duke thënë se megjithatë preferon qëndrimin në Premierligë.

 

Related posts

U DËMTUA NË NDESHJEN NDAJ HUNGARISË/ Tronditet Barcelona, ja do të mungojë sulmuesi Dembele…

Delo.autor

PAS SKANDALIT TEK ASTON VILLA/ Një tjetër rebel depërtoi në fushën e “Topçinjve”, ja masat ekstreme

Delo.autor

Premier League/ Legjenda e Liverpool: Salah, transferimi i sezonit

Q.Autor

Leave a Comment