Futboll Premier League

Guardiola e bën Mourinhon të dorëzohet para tij, ja reagimi i portugezit

Manchester United ka pësuar një humbje 2-1 brenda në shtëpi ndaj Manchester Cityt, duke i dhënë fund shpresave për titull.

Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar 14 ndeshje radhazi, një rekord i ri në Premier League dhe tani është 11 pikë përpara United të Mourinhos në renditje.

Jose Mourinho ishte zhgënjyer me rezultatin. “Reagimi im i parë është se më vjen keq për arbitrin Michael Oliver pasi ai ka pasur një ndeshje shumë të mirë por fatkeqësisht ai bëri një gabim të rëndësishëm”, shprehet portugezi.

“Rezultati u arrit për shkak të penalltisë të mos dhënë për Herrera-n. Do të ishte 2-2 me 20 minuta për t’u luajtur. Michael ishte i pafat pasi ishte një penallti e pastër”, thotë Mourinho për gjykimin.

Kur pyetet nëse gara për titull në Angli është mbyllur, ai shton: “Mbase, po. Manchester City është një skuadër shumë e mirë dhe ata po mbrohen nga fati”.

Related posts

Milan/ Cutrone objektiv i skuadrave të mëdha

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Mesfushori Di Maria humbet toruan dhe godet Fernandinho. Ndërhyn arbitri dhe… (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA ENDE NË PIKËPYETJE/ Ronaldo ngre dyshime me postimin e fundit: I lumtur që…

F.autor

Leave a Comment