Futboll La Liga Sport

Sulmuesi i Atletico Madrid është një hap larg Valencias

Drejtori i përgjithshëm i Valencia, Mateu Alemany, ka zbuluar se klubi i tij ka nisur bisedimet me Valencian, për blerjen e mundshme të Kevin Gameiro.

Gameiro, i cili kaloi nga Sevilla te Atletico Madrid në verën e vitit 2016, ka shënuar 27 gola në 82 ndeshje për ekipin madrilen në dy sezonet e fundit.

Gjithsesi, sulmuesi ka luajtur vetëm 11 ndeshje si titullar gjatë sezonit 2017-18 dhe po mendon t’i jap fund karrierës së “Wanda Metropolitano”.

“Eshtë e vërtetë se po bisedojmë për blerjen e Gameiro nga Atletico Madrid, – tha Alemany për “Marca”. – Ai është një sulmues i kompletuar që përbën një alternativë interesante për ne.”

Gameiro ka një kontratë me Atletico deri në qershor 2020 dhe mund t’i kushtoj Valencias rreth 25 milionë euro.

Related posts

“KTHESËN E NISIM NDAJ PARTIZANIT”/ Kapiteni Radas analizon Ujqërit e Dëborës”: Duhen blerje për titullin

Delo.autor

Juventus-Milan, rivaliteti i humbur në kërkim të shkëndijave të dikurshme

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Barcelona-Mallorca. Rezultati 5-2

Delo.autor

Leave a Comment