Champions League Futboll Sport UEFA

Ja ku mund ta shihni falas finalen e Champions League

Finalja e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid do të mund të shihet falas në YouTube. BT Sport ka rënë dakord të transmetojë falas finalen e madhe europiane kur të besuarit e Jurgen Klopp do të përballen me ata të Zinedine Zidane në Kiev më 26 maj.

Finalja mes Atletico Madrid dhe Marseille e cila luhet ditën e mërkurë gjithashtu do të transmetohet falas.

BT Sport ka tërhequr më shumë se 6.5 milionë shikues në të gjitha platformat gjatë finales së kaluar ndaj Real dhe Juventus dhe ky numër pritet të jetë më i lartë pas dhjetë ditësh, duke parë përfshirjen e skuadrës angleze.

Transmetuesi thotë se shifrat e shikueshmërisë së Champions League janë rritur me 47%. Ashtu si në YouTube, finalja do të transmetohet në faqen e internetit të BT dhe në aplikacionin për celularë.

Related posts

E RRALLË/ Presidentët TRUMP dhe INFANTINO i japin “karton të kuq” MEDIAS (VIDEO)

Isa.Autor

“TOKIO 2020″/ Fitoi dy medalje ari në peshëngritje, kinezi ngriti 313 kg me një këmbë (VIDEO)

Delo.autor

Nga bojkoti i TKZ-së, te skema e Superiores: Duka hap ”kartat”

Sadik.Autor

Leave a Comment