Futboll Ligue 1

Messi këshillon Neymar të largohet të shkojë te City

Leo Messi duket se ka këshilluar Neymar të transferohet te Manchester City. Braziliani u largua nga “Camp Nou” verën e kaluar për t’u transferuar te PSG duke u bërë lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, me francezët që e kanë paguar 222 milionë euro.

Por sulmuesi është përfolur për një kthim në Spanjë dhe se nuk është aspak i lumtur në kryeqytetin francez. Në shtyp është folur për një kthim të bujshëm te Barcelona, ndërsa presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për ta marrë brazilianin në “Bernabeu”.

26-vjeçari është përfolur edhe për një transferim në Premier League, me Manchester City dhe Manchester United që janë gati t’i shpallin luftë njëri-tjetrit për të siguruar shërbimet e sulmuesit. Sipas “Daily Star”, vetë Leo Messi, i cili e vlerëson shumë pozitivisht punën që po bën Guardiola te City mendon se Neymar do të ishte perfekt për ekipin që spanjolli ka ndërtuar në “Etihad Stadium”.

City kryeson aktualisht Premier League me një avantazh prej 16 pikësh dhe do të kthehet të luajë në kampionat fundjavën e ardhshme në fushën e Everton.

Related posts

James Rodriguez: Jam i lumtur te Bayerni, dua të qëndroj gjatë

Sadik.Autor

“TITULLI DEDIKIM PËR DALGLISH, GERRARD DHE TIFOZËT”/ Klopp shpërthen në lot: E pabesueshme!

Delo.autor

Man City prezanton fanellën e dytë dhe ajo ka një kuptim të veçantë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment