Futboll La Liga Sport

Nga Girona te Sevilla, Machin trajneri i ri i andaluzianëve

Sevilla arrin më në fund të zyrtarizojë trajnerin e ri të skuadrës për dy sezonet e ardhshme. Bëhet fjalë për Pablo Machin i cili që prej vitit 2014 ka drejtuar Gironën duke e ngjitur në La Liga teksa në sezonin që sapo u mbyll jo vetëm që siguroi mbijetesën por ishte edhe pranë Europës.

E gjendur në këtë situatë Sevilla u detyrua të paguante klauzolën 1 milionë euro për 43-vjeçarin i cili pason në stol Joaqin Caparros. Objektivi kryesor i Machin është të bëjë mirë në Europa League ku niset si favorite por edhe të renditet mes 4 të parëve ne kampionat.

Related posts

KALIMI I LUKAKUT TEK CHELSEA/ Legjenda e Interit: Nga këto dy shenja e kuptova se do të nisnin vuajtjet…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ EGNATIAS/ Josa: 5 titujt e mi kampion? Mua më intereson vetëm…

Delo.autor

ZYRTARE/ Kosova me trajner të ri, emëron në krye të pankinës teknikun e njohur francez

Delo.autor

Leave a Comment