Futboll La Liga

Patrick Kluivert: Do të doja që djali im të luante me Barcelonën

Patrick Kluivert dëshiron ta shohë djalin e tij Justin të luajë për Barcelonën, në vend të Manchester United. 18-vjeçari ka paraqitur një nivel shumë të mirë me Ajax dhe duket se e ka të ardhmen e shndritshme para vetes pasi kërkohet nga disa prej klubeve më të mira të Europës. Babai i tij, i cili ka luajtur 182 ndeshje me ekipin katalanas do të dëshironte te shihte të birin në “Camp Nou”.

Justin Kluivert ka luajtur 50 ndeshje me Ajax dhe ka shënuar 10 gola

“Jam shumë krenar për të. Ai po bën një punë shumë të mirë me Ajax dhe tani është bërë një futbollist titullar, pavarësisht se ende nuk ka mbushur 19-vjeç, – tha Kluivert. – Padyshim që do të dëshiroja që të shkonte te Barcelona, por në futboll asnjëherë nuk i dihet. Gjithçka mund të ndodhë dhe ky transferim mund të realizohet në të ardhmen, por i takon djalit të vendosë se ku dëshiron të luaj.”

Related posts

Shtutgarti në ndjekje të Esat Malës së Partizanit

Sadik.Autor

REFUZON TË QENDROJË TEK “DJAJTË E KUQ”/ Ja rroga “faraonike” që Real Madridi i jep Pogbas

Delo.autor

ZYRTARE/ E priste Skënderbeu, mesfushori grek firmos për dy vite me Egnatian

Delo.autor

Leave a Comment