Formula 1

Ricciardo penalizohet me 3 pozicione në garën e Australisë

Botërori 2018 në Formula 1 nuk ka nisur aspak mirë për piloti australian të Red Bull, Daniel Ricciardo, që sot është penalizuar me 3 pozicione në startin e garës nga komisarët e FIA-s. Ricciardo i mbylli në vendin e shtatë provat e lira, por është penalizuar pasi ka ecur me një shpejtësi mbi atë të lejuar nën regjimin e flamurit të kuq.

“I kam kërkuar ndjesë komisarëve të pistës. Ekrani në timon me tregoi një informacion të gabuar dhe penaliteti erdhi për këtë gjë. Me vjen keq”, u shpreh piloti australian, që do të humbasë 3 pozicione në startin e garës ditën e diel, pavarësisht rezultatit që do të arrijë në provat zyrtare, që do të zhvillohen mëngjesin e së dielës.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Verstappen triumfon në Holandë dhe rimerr kryesimin e Botërorit

Delo.autor

Hamilton triumfon në Singapor dhe prenoton titullin, Verstappen e Vettel në podium

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Na duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët për të mirën e Ferrarit

Delo.autor

Leave a Comment