Të tjera

Shpallen 10 sportistët më të mirë të vitit në Shqipëri. Zhgënjehet kampioni i peshëngritjes

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ka publikuar listën me 10 sportistët më të mirë të vitit 2017.

Në vlerësimin e tij, KOKSH pati pjesëmarrjen e sportistëve në aktivitetet e rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe rezultatet e arritura.

E para u rendit atletja Luiza Gega, kampione dhe rekordmene e atletikës shqiptare, ndërsa më pas vijonte Izmir Smajlaj, që u shpall kampion Europe në kërcim së gjati, në Europianin e organizuar në Serbi.

Gjithsesi, kjo listë nuk ka kaluar pa polemika, teksa peshëngritësi shkodran, Erkand Qerimaj ka mbetur i zhgënjyer që nuk është bërë pjesë e saj.

Ai hodhi dyshime mbi mënyrën e përzgjedhjes, teksa evidentoi edhe faktin që as medaljet, (e argjendtë në Europian dhe e bronztë në Botëror), por as renditja mes më të mirëve në Federatën Botërore të Peshëngritjes, nuk ka mjaftuar që të bëhet pjesë e 10-shes në Shqipëri.

Ja 10 sportistët më të mirë të vitit:

Luiza Gega Atletikë

Izmir Smajlaj Atletikë

Jon Vrenozi Xhudo

Ergent Prizreni Mundje

Liridona Rexha Ping Pong

Nikol Merizaj Not

Elord Gjana Karate

Krenar Zeneli Boks

Erblira Bici Volejboll

Endrit Hysenagolli Basketboll

Related posts

MOTO GP/ “Doktor” Rossi: Kjo është frika më e madhe që kam kur pilotoj një motor

Delo.autor

Boris Becker i jep këshilla Djokovic: Ka nevojë të ndryshojë stilin e lojës

Sadik.Autor

NBA, LeBron James me hap legjende, kalon 30 000 pikë në karrierë

Q.Autor

Leave a Comment