Të tjera

Boris Becker i jep këshilla Djokovic: Ka nevojë të ndryshojë stilin e lojës

Në dekadën e fundit, grand slemet në sportin e tenisit kanë qenë një “pronë” e pak tenistëve dhe shumë të rinj apo pretendentë të tjerë nuk kanë mundur të triumfojnë ndaj emrave si Roger Federer, Rafael Nadal apo Novak Dokovic, që kanë ditur të triumfojnë përballë rivalëve. “Pyetja është se përse të rinjtë nuk arrijnë të fitojnë një grand slem, apo të duelojnë për të qenë numri 1. Ka shumë arsye”, shprehet një ikonë e këtij sporti si Boris Becker.

Tenisi sot po dominohet nga dy 30-vjeçare si Federer e Nadal, ndërsa Djokovic e Murray kanë qenë shpesh të dëmtuar.Herët a vonë ata do të tërhiqen dhe të rinjtë do të fitojnë, por këta të rinj duhet të mësojnë nga veteranët në lidhje me personalitetin, pasi mosha sot është vetëm një shifër”, tha Becker.

Por Novak Djokovic nuk po arrin të rikuperojë nga problemet dhe duket se nuk është në gjendje të dominojë më si dikur. “Mendoj se do të rikthehet, pasi është 30 vjeç. Ka fituar shumë dhe ka mundësi të triumfojë ende., por duhet të gjejë stilin e tij, të modifikojë pak lojën, i duhet një “plan B” apo “plan C”. Duhet të bëjë ashtu si Federer, që ka një stil të tij të lojës, mjaft elegant”, u shpreh Becker.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Bottas triumfon në Turqi, Verstappen rimerr kreun e renditjes

Delo.autor

FLET PËR RIKTHIMIN NË FORMULA 1/ Fernando Alonso: Për momentin jam përqendruar tek…

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari mendon për 2022-shin, pilotët e “kokëkuqes” në pistë për testime

Delo.autor

Leave a Comment