Të tjera

XHUDO/ Përgatitjet për ‘Tokyo 2020’, Majlinda Kelmendi merr 30 mijë euro mbështetje financiare

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), Federata e Xhudos e Kosovës (FXHK) dhe xhudistja Majlinda Klemendi kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes financiare për përgatitjen e sportistes Kelmendi përgjatë ciklit olimpik për lojërat olimpike verore “Tokyo 2020”.

Sipas këtij memorandumi, MKRS-ja obligohet të ndajë mjete financiare në vlerë prej 30 mijë euro, për Kelmendin.

Mjetet nga ana e MKRS-së për xhudisten kulminante Kelmendi ndahen nga kodi buxhetor i subvencioneve të sportit dhe do të barten në xhirollogarinë e Federatës së Xhudos të Kosovës, ndërkaq Komiteti Olimpik i Kosovës ndihmon në mënyrë të gjithanshme FXHK-në, e mbikëqyr respektimin e Kartës Olimpike nga ana e sportistes dhe trajnerit dhe e njofton MKRS-në për ecurinë e përgatitjes të sportistes përgjatë ciklit olimpik, ka thënë MKRS në një komunikatë për media, përcjell Express.

Sipas memorandumit, xhudistja Kelmendi obligohet që të përfaqësojë vetëm Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare përgjatë ciklit olimpik, të prezantojë Republikën e Kosovës në Ciklin Olimpik dhe t’i përgjigjet Republikës së Kosovës në xhudo sa herë që është e nevojshme të mbrojë ngjyrat e shtetit tonë.

Ministri Gashi e vlerësoi se kjo mbështetje financiare për sportistët që arrijnë rezultate kulmore siç është rasti i medalistes olimpike Majlinda Kelmendi është një lloj mirënjohje nga shteti dhe një nxitje për prezantim e përfaqësim sa më cilësor të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në fushën e sporti, e cila edhe ndihmon në ngritjen e shtetit tonë anekënd botës.

Related posts

ZBULON SFIDAT E MC.GREGOR/ Dana White: Fillimisht triologjia, më pas titulli

Delo.autor

VIDEO SKANDALI/ Djokovic me shokë këndojnë këngë nacionaliste: T’i Kosovë…

F.autor

Frikë nga dopingu? Çalja: Analizat vërtetuan që jam i pastër, kampion i trefishtë në ar, dhe i zhgënjyer

Sadik.Autor

Leave a Comment