Basketball Të tjera

NBA/ Warriors rikthehen te fitorja, Thunder të pandalshëm me Westbrook

Pas festës së “Ditës së Falënderimeve” NBA rikthehet me plot 12 sfida, ku nuk munguan edhe rezultatet disi të papritura. Zgjohen më në fund Golden State Warriors, që pas katër humbjeve radhazi shkatërruan 125-97 Portland Trail Blazers. Trajneri Kerr këtë radhë e kishte të plotë organikën, edhe pse Stephen Curry qëndroi vetëm 11 minuta mbi në fushë. Protagonistë absolutë në suksesin e kampionëve në fuqi të NBA ishin Kevin Durant dhe Klay Thompson, me 32 dhe 321 pikë, ndërsa Cook shtoi edhe 19 pikë të tjera për Warriors, teksa në radhët e Blazers Damian Lillard u ndal në 23 pikë.

Los Angeles Lakers triumfuan mes drithërimash 90-83 ndaj Utaj Jazz. Një sfidë me pikaverazh të ulët, por me shumë rivalitet, që pa në fund triumfatorë kalifornianët të udhëhequr nga LeBron James, i cili e mbylli takimin me një “double-double”, 22 pikë dhe 10 topa të kontrolluar poshtë koshit. Gjithsesi, më i miri sa u përket pikëve të shënuara rezultoi Ingram (24 pikë), ndërsa për Jazz me rezultativët ishin Burks dhe Ingles, respetivisht me 17 dhe 16 pikë, shumë pak për të shmangur humbjen.

U desh koha shtesa për të përcaktuar fituesin në përballjen mes Detroit Pistons dhe Houston Rockets. 98-98 tregonte tabela elektronike në përfundim të periodës së katërt, por në shtesë vendësit u treguan me të saktë, duke fituar 116-111 e sfumuar paraqitjen e James Jarden, që rezultoi më i miri mbi parket me 33 pikë, dhe të Capelas, që përveçse realizoi 29 pikë për Rockets, kontrolloi plot 21 topa poshtë koshit. Pistons arritën të triumfonin nën udhëheqjen e Drummond (23 pikë e 20 topa), Griffin (28 pikë) e Jackson (22 pikë).

Vazhdon të udhëheqin në Konferencën e Perëndimit Oklahoma City Thunder, që mposhtën 109-104 Charlotte Hornets. Russell Wesbroook shkëlqeu në këtë takim me 30 pikë, 8 asiste dhe 12 topa poshtë koshit, i ndihmuar nga 23 pikët e Schroder dhe 19 të Paul George. 25 pikë për Kemba Wlaker, që s’mundi të bënte më shumë për Hornets.

Rezultatet e tjera:

Brooklyn Nets – Minnesota Timberwolves      102-112

Orlando Magic-Denver Nuggets       87-112

Phoenix Suns-Milwaukee Bucks       116-114

Miami Heat-Chicago Bulls  103-96

Washington Wizards-Toronto Raptors   107-125

Cleveland Cavaliers-Philadelphia 76ers   121-112

New Orleans Pelicans-New York Knicks  109-114

Boston Celtics-Atlanta Hawks   114-96

Memphis Grizzlies-Los Angeles Clippers 107-112 (ot)

San Antonio Spurs-Indiana Pacers   111-100

Related posts

MOTO GP/ Vinales nuk ndalet më, “pole position” rekord në Holandë

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Shpresë për të apasionuarit e çiklizmit, “Tour de Francë” mund të zhvillohet pa tifozë

Delo.autor

MOTO GP/ “Doktor” Rossi tregon armikun e vetëm: Dëshiroj që marrëdhënia ime me atë të qëndrojë si është

Delo.autor

Leave a Comment