Basketball Të tjera

NBA, Cleveland fiton edhe në Washington, “ok” edhe Raptors e Pistons

Tifozët e pranishëm në “Capital One Arena” shijuan formën e mirë të Breadley Beal, me 27 pikë, 5 asist dhe po kaq rikuperime, por Washington Wizards e mbylli me humbje 99- 106 përballjen me Cleveland Cavaliers. Nënëkampionët e NBA-së treguan supermacinë në periodën e fundit, falë dyshes Love – James me 45 pikë në total, por “Mbreti” James shënoi një tjetër “triple double”, pasi përveçse realizoi 20 pikë, dha 15 asist e kontrolloi 12 topa poshtë koshit.

Toronto Raptors siguroi suksesin e tretë radhazi në “Air Canada Center”, ku iu imponua 108 – 93 Sacremento Kings. DeRozan e mbylli me 21 pikë këtë përballje, ku spikati loja kolektive e vendasve. Toronto mbetet forcë e tretë në Konferencën e Lindjes pas Celtics dhe Cavaliers.

Triumfon edhe Detroit Pistons 114 – 110 ndaj Orlando Magic. Edhe pse skuadra nga Florida kishte tre basketbollistët e parë me statistikat më të mira të ndeshjes, Hezonja, Vucevic, Simons, respektivisht me 28, 24 dhe 23 pikë, stoli i Pistons bëri diferencës për suksesin e tretë radhazi.

Në “Barclays Center” Brooklyn Nets u dorëzua 97 – 109 ndaj Indiana Pacers, që nën uidhëheqjen e Oladipos duket se e ka të sigurt një vend në zonën play off në Konferencën e Peërndimit. 25-vjeçari i skuadrës nga Indiana shënoi 26 pikë, ndërsa Domantas Sabonis, djali i legjendës lituaneze Arvydas Sabonis, shtoi edhe 17 pikë të tjera për miqtë. Për Nets kjo ishte disfata e 3 radhazi, ecuri që e mban skuadrën nga New Yorku jashtë zonës play off.

Related posts

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Shihni ndeshjen e fundit të karrierës së legjendës së basketbollit (VIDEO)

Delo.autor

McGregor rrezikon të humbas titullin në UFC

Q.Autor

Roland Garros kundër Serena Williams, ftesë por jo garanci për short të lehtë

Sadik.Autor

Leave a Comment