Basketball Të tjera

NBA/ Golden State leksion Cleveland, Durant fiton duelin me James

Mbrëmja e Krishtlindjeve ka dhurar ndeshje spektakolare në NBA, me përballjen magjike mes dy ekipeve finalist të sezonit të kaluar. Një ndeshje e fituar nga kampionët e Golden State, që mundën 99-92 Cleveland, sfidë me emocione dhe rivalitet deri në fund. Asnjë nga ekipet nuk arriti të shkëputej, duke e lënë të hapur ndeshjen deri në fund, me Cavaliers që ishin superior në pjesën e parë, ndërsa në të dytën janë vendasit që dalin përpara dhe fitojnë me meritë. Durant realizoi 25 pikë e Thompson 24, ndërsa Green e mbylli me 12 pikë, 12 rebaund e 11 asist, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e 18 rebaund të Love si dhe 20 pikët e James.

Sukses që ngjit Golden State në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, duke përfituar edhe nga humbja e Houston, që u mund 112-107 nga Oklahoma. Një tjetër përballje emocionuese dhe me rivalitet, me Westbrook që bëri diferencën në parket, autor i 31 pikëve e 11 asist, mbështetur edhe nga George me 24 pikë e Anthony me 20. Për Houston u dallua Harden me 29 pikë e 14 asist, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Fiton Minnesota, që mundi 121-104 Lakers, duke korrur suksesin e 22-të sezonal falë 67 pikëve të trios Gibson-Towns-Butler. Humbet Boston, që u mund 111-103 nga Washington (Beal 25 pikë e Wall 21), ndërsa Philadelphia mposhti 105-98 New York (Embiid 25 pikë).

REZULTATET E SOTME

New York – Philadelphia, 98-105

Golden State – Cleveland, 99-92

Boston – Washington, 103-111

Oklahoma – Houston, 112-107

Lakers – Minnesota, 104-121

Related posts

Rizzoli: VAR-i do perfeksionohet akoma më shumë

Q.Autor

FORMULA 1/ Humbi titullin kampion, Hamilton shet makinën e tij

Delo.autor

(VIDEO) Mbrëmje me shumë derbi në NBA, triumfojnë Oklahoma dhe Houston ndaj finalistëve të kaluar

Q.Autor

Leave a Comment