Futboll Seria A

Shihet si pasuesi i Buffon, portieri i Juventusit ka një kërkesë të çuditshme

Jo gjithmonë karriera e Vojçek Shezni është zhvilluar në portë. Në një intervistë të dhënë, polaku ka pranuar se në fillimet e tij ka pasur një tjetër pozicion në fushë duke rrëfyer:

“Sot luaj në portë dhe e dashuroj rolin tim, por kur nisa të luaj futboll më pëlqente që golat t’i shënoja dhe jo t’i ndalja. Nuk isha shumë i zoti në atë zonë të fushës dhe trajneri më vendosi në portë. Sot jam edhe pak trajner, sepse shoh të gjitha lëvizjet e skuadrës, por shokët rrallë më dëgjojnë, pasi në stadium ka shumë zhurmë”.

Mbi ëndrrën e tij, gardiani polak ka rrëfyer një tjetër të pathënë. “Dua të bëj një ndeshje të madhe dhe në minutën e 90-të të pres një penallti”.

Related posts

JO VETËM MARTIAL DHE HERRERA/ Njihuni me SUPER BLERJEN tjetër me parametër zero për Interin

Isa.Autor

KOMENT/ Kamza në “luftë” me “mullinjtë e erës” por nuk dorzohet

Sadik.Autor

Talenti i Realit takon Ronaldon, ja sesi e quan ai ‘yllin’ portugez (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment