Basketball Të tjera

Teuta mposht Kamzën dhe komandon Superligën, Vllaznia “leksion” Eagles

Teuta vazhdon të komandojë renditjen e Superligës në basketboll për meshkuj pas prfundimit të javës së 8-të të Kampionatit Kombëtar. Skuadra durrsake fitoi 91-80 ndaj Kamza Basket, duke korrur suksesin e gjashtë sezonal, që i mban ata në krye të renditjes. Ndeshja e luajtur në Durrës ka qenë me rivalitet, me kamzalinjtë që bënë një paraqitje të mirë dhe tentuan fitoren, por miqtë mbetën të pakënaqur nga gjykimi. Dy lojtarë të kamzës dolën nga fusha me 5 personale (Hamati e Vaqarri), si dhe me teknik përjashtimi del edhe trajneri Adem Muhametaj.

Nga nje ndeshjes mes Teutes dhe Vllaznise

Në periodën e katërt vjen shkëputja e ekipit të Teutës, pasi për 30 minuta takimi ka qenë i ekuilibruar. Vendasit fitojnë 91-80, duke qëndruar në krye, ndërsa Kamza qëndron e parafundit në renditje. Në Shkodër, skuadra e Vllaznisë fitoi me lehtësi 106-67 ndaj Barleti Eagles, ndeshje që ishte një formalitet për basketbollistët vendës, që e dominuan atë gjatë gjithë kohës. Vllaznia rriti fitoren e 5-të në kampionat, duke qëndruar në vendin e dytë (bashkë me Partizanin), ndërsa për Barleti Eagles kjo është humbja e tetë, duke mbyllur renditjen pa asnjë fitore.

SUPERLIGA, BASKETBOLL – MESHKUJ, JAVA E 8-TË

Vllaznia – Eagles Basket, 106-67 (21-13, 30-18, 28-17, 27-19)

Teuta – Kamza Basket, 91-80 (27-21, 16-17, 21-26, 27-16)

Partizani – Tirana, 52-80 (16-21, 23-19, 4-18, 9-16)

Renditja: Teuta 14 pikë (6/2), Partizani 13 pikë (5/3), Vllaznia 13 pikë (5/3), Tirana 12 pikë (6/1), Kamza Basket 8 pikë (1/6), Barleti Eagles 8 pikë (0/8).

*Tirana e Kamza Basket kanë një ndeshje më pak

Related posts

“Dua të luaj ose do të vras”, kërcënohet me vdekje presidenti i NBA-së

Sadik.Autor

Toni Parker, gati divorci me San Antonio Spurs pas 17 vitesh

Sadik.Autor

GARA NDËRKOMBËTARE E TRUPAVE KLASIK/ Shqiptari Admir Xhani renditet në vendin e dytë, fiton medaljen e…

Delo.autor

Leave a Comment