Formula 1 Të tjera

Vettel tregon gabimin që i kushtoi titullin kampion

Sebastian Vettel duket se e ka kuptuar gabimin që i mohoi titullin kampion, ndonëse kryesoi renditjen në pjesën më të madhe të sezonit. Gjermani i Ferrarit deklaroi në galanë e përvitshme të FIA-s, se gabimi më i madh i tij, ishte ai i Bakusë në Azerbajxhan, duke iu referuar incidentit të panevojshëm me Hamiltonin.

“Momenti i keq ishte në Baku, ku shkatërrova garën me një veprim të panevojshëm, me Hamiltonin. As në Singapor dhe Japoni gjërat nuk shkuan mirë, por kjo ishte diçka që nuk varej nga unë”, tha piloti gjerman.

Sebastioan Vettel u pozicionua i dyti në garën për titullin kampion, të fituar pikërisht nga britaniku i Mercedesit, Lewis Hamilton.

Related posts

Rrëfehet Roger Federer/ Ndihem sikur jam 10 vjet më i ri

Sadik.Autor

E TRISHTË/ Bie nga 300 metra lartësi, vdes 31-vjeçari…

Delo.autor

FORMULA 1/ Plas skandali, makina e Hamilton me timon që lëviz (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment