Basketball Të tjera

NBA/ Harden ‘magjik’, Oklahoma fiton në ‘frymën e fundit’ të shtesës

Miami është rikthyer te fitoret në NBA, teksa ka mposhtur Brooklyn-in me rezultatin 89-101. Hitsat vuajtën kundërshtarin në 2 pjesët e para, por u rikthyen fuqishëm në pjesën e 3-të dhe të 4-t, duke fituar me diferencë, të udhëhequr nga dyshja Johnson-Dragiç, të cilët shënuan nga 20 pikë.

Të njëjtën tablo pati edhe ndeshja tjetër mes Charlotte dhe Los Angeles Lakers, me këta të fundit që shpërthyen në dy pjesët e fundit dhe triumfuan me rezultatin 99-110. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Lakersat, ku protagonist ishte Clarkson me 22 pikë.

Fitore mori edhe Atlanta, që mposhti Orlandon me rezultatin 117-110. Turku Ilyasova shkëlqeu për Hawksat me 26 pikë, ndërsa Magicsave nuk ju mjaftoi forma e shkëlqyer e Vuçeviç dhe Simmons, të cilët shënuan 60 pikë së bashku.

Pas humbjes në Indiana, Cleveland Cavbaliers u rikthye te fitorja, duke mposhtur me rezultatin 105-98 Philadelphian. James shkëlqeu për Cavaliersat me 30 pikë, 13 asiste dhe 13 ribaunde, ndërsa miqtë dhuruan një lojë të mirë, përveç pjesës së dytë, ku humbën me 7 pikë diferencë.

Milwaukee mori fitoren e 3-të radhazi, e udhëhequr nga basketbollisti grek Antetokounmpo, që shënoi 37 pikë, 7 asiste dhe 13 ribaunde në sfidën me Utah Jazz. Bucksat triumfuan me rezultatin final 117-100, teksa vendimtare ishte pjesa e parë dhe e tretë, të fituara përkatësisht me 10 dhe 8 pikë diferencë.

Sfida më interesante e mbrëmje ishte ajo mes Memphisit dhe Oklahomas, e fituar nga këta të fundit me vetëm 1 pikë diferencë. Të 4 pjesët prodhuan rezultatin e barabartë 92-92, duke bërë që të aplikohej koha shtesë, ku Thundersat fituan me rezultatin 9-10 dhe në total takimin 101-102. Evans dhe Gasol shkëlqyen për Memphisin, ndërsa Anthony dhe Adams u bënë protagonistët e fitores së Oklahomas.

San Antonio Spurs e nisi me mjaft vrull sfidën ndaj Phoenix, duke fituar 2 pjesët e para dhe madje duke siguruar një diferencë të konsiderueshme. Sunsat u rikthyen në lojë, por nuk ia dolën të përmbysin diferencën, duke e humbur sfidën me rezultatin 101-104. Edhe Chicago Bulls arriti të fitojë vetëm në minutat e fundit takimin me New York Knicks, duke shënuar rezultatin final 104-102.

Related posts

MPOSHT XHUDISTEN AI SHISHIME/ Majlinda Kelmendi mbërrin në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Delo.autor

ISHIN NË HELIKOPTERIN E KOBE BRYANT/ Kush është familja që u shua dhe askush nuk po flet për të (FOTO)

Delo.autor

NBA/ Harden magjik për Houston, Toronto triumfon pas kohës shtesë

Delo.autor

Leave a Comment