Futboll La Liga

Barcelona/ ​Valverde: Lojtarët që i kam i dua më shumë se sa Coutinhon

Ernesto Valverde nuk e di nëse skuadra e tij do të transferojë yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho

Trajneri i Barcelonës, Ernesto valverde ka thënë se ai i do më shumë lojtarët që ka në skuadër se sa Phillipe Coutinhon.

Ai e pranoi se ka dëgjuar shumë thashetheme rreth brazilianit, por nuk e di nëse do të transferohet në Camp Nou.

“Coutinho? Nuk e di. Kam dëgjuar shumë, por nuk e di nëse janë të vërteta”, tha fillimisht Valverde gjatë konferencës për media.

“Ai është lojtar i një skuadre tjetër. Ai është lojtar i mirë dhe ne nuk e dimë se çfarë do të ndodh. Më pëlqejnë më shumë lojtarët që kam në skuadër. Do të shini nëse do të vjen”.

Coutinho ka munguar në ndeshjen e fundit të Liverpoolit me pretekstin se është i lënduar, por thuhet se lojtari nuk dëshiron më të luajë për skuadrën angleze, pasi shpreson të transferohet në Barcelonë.

Related posts

TIRANA-TEUTA/ Të dy skuadrat do të kërkojnë të vijojnë ecurinë pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

BLERJA E BUJSHME U KTHYE NË DËSHTIM/ Bajerni i tregon derën yllit të sulmit

F.autor

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ Kastrioti e nis me këmbën e mbarë rrugëtimin në Superiore, mposht “Demat”

Delo.autor

Leave a Comment