Futboll

Bayern dhe Napoli s’kanë shanse. Barça, PSG dhe City për rekord

Fati i katër kampionateve europian nga pesë duket se është i shkruar që tani: Barcellona, Bayern Monaco, Manchester City dhe PSG po ecin me ritme shumë të lartë në krahasim me rivalët e tyre.

Katalanasit kanë një avantazh prej 9 pikësh ndaj Atletico Madrid, bavarezët janë +11 ndaj Schalke-s, “Qytetarët” kryesojn më 15 pikë avantazh ndaj Manchester United dhe “Les Parisiennes” kanë një avantazh +9 ndaj Monaco dhe Lyon.

Seria A është i vetmi nga pesë kampionatet kryesore akoma i hapur: Napoli dhe Juventus kanë vetëm një pikë diferencë. Të paktën tri nga skuadrat që kryeson ënë 5 kampionatet kryesore po ecin me një ritëm rekord dhe UEFA, në faqen e saj zyrtare, ka bërë një projeksion të formacioneve që mund të vendosin një rekord të ri, për sa i takon numrit të pikëve të grumbulluara në fund të sezonit.

LA LIGA

Rekordi aktual: 100 pikë në 38 ndeshje (mesatare prej 2,63)

I vendosur nga: Real Madrid (2011/12) dhe Barcellona (2012/13)

Kryesuesja aktuale: Barcelona, 48 pikë në 18 ndeshje (mesatare 2,66)

Parashikimi final, nëse mesatarja mbetet e pandryshuar: 101 pikë

PREMIER LEAGUE

Rekordi aktual: 95 pikë në 38 ndeshje (mesatare 2,50)

I vendosur nga: Chelsea (2004/05)

Kryesuesja aktuale: Manchester City, 62 pikë në 22 ndeshje (mesatare 2,81)

Parashikimi final, nëse mesatarja mbetet e pandryshuar: 106 pikë

SERIE A

Rekordi aktual: 102 pikë në 38 ndeshje (mesatare 2,68)

I vendosur nga: Juventus (2013/14)

Kryesuesja aktuale: Napoli, 51 pikë në 20 ndeshje (mesatare 2,55)

Parashikimi final, nëse mesatarja mbetet e pandryshuar: 96 pikë

BUNDESLIGA

Rekordi aktual: 91 pikë në 34 ndeshje (mesatare 2,67)

I vendosur nga: Bayern Munich (2012/13)

Kryesuesja aktuale: Bayern Munich, 41 pikë në 17 ndeshje (mesatare 2,41)

Parashikimi final, nëse mesatarja mbetet e pandryshuar: 81 pikë

LIGUE 1

Rekordi aktual: 96 pikë në 39 ndeshje (mesatare 2,52)

I vendosur nga: Paris Saint Germain (2015/16)

Kryesuesja aktuale: Paris Saint-Germain, 50 pikë në 19 ndeshje (mesatare 2,63)

Parashikimi final, nëse mesatarja mbetet e pandryshuar: 99 pikë

Related posts

LË SHUMË PAS RONALDON/ “Pleshti” shpallet 225 herë lojtari më i mirë i…

Delo.autor

KATEGORIA SUPERIORE/ Duele për Europë dhe mbijetesë, ja ndeshjet e ditës së sotme

Delo.autor

NUK E DINIM/ OZIL tregon zemërimin e CR7 për shitjen e tij tek Arsenali, unë i dija…

Isa.Autor

Leave a Comment