Të tjera

Gjykata pro kontrollove të befasishme antidoping, hedh poshtë kërkesën e sportistëve

Gjykata Supreme e të Drejtave të Njeriut ka hedhur sot poshtë një ankesë nga ana e disa Federatava Sportive në Francë (futbolli, basketbolli, hendbolli dhe regbia) si dhe nga ana e ish-çikliztit Jeannie Longo, që ishin kundër kontrolleve surprizë antidoping nga ana e WADA-s (Agjensia Ndërkombëtare Antidoping).

Ankesa për të anulluar këto kontrolle ishte depozituar që në vitin 2011 nga ana e Federatave dhe në vitin 2013 nga ana e ish-çiklistit, sot 59 vjeç, që i konsideronin ato si shkelje e të drejtave të njeriut.

Por të 7 gjykatësit, në unanimitet, kanë hedhur poshtë kërkesën, pasi i vlerësojnë të domosdoshme kontrollet e befasishme për të mirën e sportit. Ankesa erdhi pas vendimit të WADA-s, se sportistët elitarë e jo vetëm, duhet të deklarojnë vendodhjen e tyre në çdo moment, në bazë të një kalendari 3-mujor. Kjo u jep mundësi mjekëve të WADA-s të paraqiten në çdo moment në vendin ku jetojnë apo stërviten sportistët për të bërë kontrollin e gjakut apo urinës.

Sportistët kishin deklaruar se kjo është shkelje e privatësisë dhe e mohimit të së drejtës për të lëvizur lirshëm, ndërkohë që në rast se WADA paraqitet dhe ata nuk janë në vendin e deklaruar, kanë 60 minuta kohë për të ardhur. Kohë kjo e cilësuar shumë e shkurtër.

Related posts

BOTËRORI I BOKSIT/ Beqiri ndalet në gjysmëfinale, por i dhuron Shqipërisë medaljen e bronzit

Delo.autor

“US OPEN”/ Grand Slam me surpriza, ja tenistet që sigurojnë fazën çerekfinale

Delo.autor

“AI ËSHTË 40 VJEÇ DHE…”/ Trajneri frenon rikthimin e Federer: Ka pak shanse të luajë në “Australian Open”

Delo.autor

Leave a Comment