Të tjera

Chung tërhiqet ne setin e dytë, Federer kualifikohet në finalen e Australian Open

Roger Federer është kualifikuar sot për në finalen e grand slemit të Australian Open, ku ditën e dielë do të mbrojë titullin fituar një vit më parë. Tenisti zviceran udhëhiqte 1-0 me sete (fitoi të parin me lehtësi 6-1), kur rivali i tij, koreani Hyeon Chung, u tërhoq në fundin e setit të dytë, në shifrat 5-2 për Federer për shkak të një dëmtimi. Tenisti zvcieran do të luajë në finale ndaj kroatit Marin Cilic, që është kualifikuar 24 orë më parë.

Ndeshja mes Chung e Federer pritej me padurim, teksa përballë ishin numri 2 në botë dhe 20-vjeçari Chung, një nga tenistët e së ardhmes, që për herë të parë kualifikohej në një gjysmëfinale (pat eliminuar Djokovic). Por sot, në gjysmëfinale, ai nuk pati mundësi të rivalizojë dhe më pas të mbyllë ndeshjen, për shkak të një dëmtimi në këmbën e majtë.

Chung i demtuar terhiqet nga Australian Open

Roger Federer e dominoi ndeshjen në të dyja setet, ku të parin e fitoi me lehtësi 6-1, ndërkohë që po udhëhiqte 5-2 në të dytin, kur Chung kërkoi ndihmën e stafit mjekësor dhe më pas u tërhoq. Një kualifikim pa shumë lodhje për zviceranin, që do të kërkojë të mbrojë titullin fituar një vit më parë ndaj kroatit Cilic, i kualifikuar dje. Federer synon grand slemin e 20-të në karrierën e tij, një mision jo i vështirë edhe pse përballë në finale do të ketë një rival me përvojë. Për tenistin zviceran kjo është finalja e 30-të në karrierën e tij në një grand slem.

Related posts

FORMULA 1/ Super Verstappen, fitore historike në Sprint Race dhe “pole position”

Delo.autor

SHPËTOI MOTRËN NGA KAFSHIMI I QENIT/ 6-vjeçari nderohet me titullin botëror në…

Delo.autor

NBA/ Ylli i Washington Wizards drejt operacionit, do të mungojë shumicën e sezonit

Isa.Autor

Leave a Comment