Kategoria Superiore Shqipëri

Daja: Skënderbeun e shoh “top”, gati për rifillimin e kampionatit!

Skënderbeu e fitoi të enjten 2-1 miqësoren e fundit në Antalia, ndaj Aktobe, rezultat që la të kënaqur edhe teknikun bardhekuq, Ilir Daja. Ky i fundit ka vlerësuar performancën e lojtarëve të tij, të cilën dominuan ndaj kundërshtarit: 

“Jam i kënaqur edhe me këtë test të fundit miqësor. Ekipi është përgjigjur mirë në fushë dhe, pavarësisht ngarkesave fizike, ka treguar se disponon një formë të mirë loje, të paktën për aq kohë sa lojtarët luajtën. Pjesën e parë, kur ekipi ishte më i plotë në fushë, u shpreh shumë mirë në fushë, ku arritëm jo vetëm të shënojmë gol, por edhe të dominojmë lojën, duke krijuar disa raste të mira për shënim.

Në pjesën e dytë ekipi, poavarësisht zëvendësimeve të shumta, ka funksionuar përgjithësisht mirë dhe kemi mundur ta fitojmë këtë takim. Në fakt nuk është se na intereson shumë rezultati, por vetëm loja.

Tani do të mbyllim fazën në Antalia, që besoj se ishte në momentin e duhur dhe na ka shërbyer për mirë dhe, sapo të kthehemi në Shqipëri, do të nisim mikrociklin e kampionatit, në mënyrë që të jemi gati për ndeshjen e parë. Ndaj Luftëtarit do të mundohemi të jemi gati, edhe pse do të na duhet edhe pak kohë për të qenë në 100% të formës sonë”.

Related posts

NUK KA MË DILEMA/ Skënderbeu vendos të ardhmen e Trashit tek PARTIZANI

Isa.Autor

MERAKU I TIJ ËSHTË EUROPA/ Olsi Rama “thumbon” rivalët: Partizani ka qenë më lart, fati ndihmon…

Delo.autor

“DO TA PËRSHKRUAJA SI EGOCENTRIK”/ Matthaus sulmon trajnerin Guardiola: Të lutem mos e bëj më!

Delo.autor

Leave a Comment