Basketball Të tjera

Olympiacos “dorëzohet” në Moskë, Barcelona triumfon ndaj Bamberg

 Janë luajtur katër takimet e para të raundit të 19-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, me Barcelonën që fitoi 81-66 ndaj Brose Bamberg, duke korrur suksesin e 7-të sezonal dhe shpreson ende për një vend në play off.
Një ndeshje e mirë e ekipit “blaugrana”, ku u dallua Sanders me 17 pikë. Fiton skuadra e Khimki Moskë, që mposhti 82-54 Olympiacos, një ndeshje e dominuar nga basketbollistët rusë, që konsolidojnë pozitat në renditje. I zakonshmi Shved bëri diferencën në fushë, autor i 19 pikëve.Lituanezët e Zalgiris Kaunas fituan në sekondat e fundit 86-82 ndaj Valencia, ndeshje me rivalitet gjatë gjithë kohës. Gjashtë lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë (Toipane 18), duke bërë që kolektiviteti të bëjë diferencën në parket. Për spanjollët u dalluan Pleiss me 20 pikë e Thomas me 19, por që mbetën për statistikë. Skuadra izraelite e Maccabit mposhti 89-75 serbët e Crvena Zvezda, ndeshje emocionuese dhe spektakolare, me Jackson që ishte më i miri në parket, autor i 22 pikëve.

Nga ndeshja Khimki Moskë – Olympiacos, 82-54

EUROLEAGUE – RAUNDI I 19-TË

18 janar, Khimki Moskë – Olympiacos, 82-54

18 janar, Zalgiris Kaunas – Valencia, 86-82

18 janar, Maccabi Tel Aviv – Crvena Zvezda, 89-75

18 janar, Barcelona – Brose Bamberg, 81-66

19 janar, Anadolu Efes – Fenerbahce, ora 18:30

19 janar, Panathinaikos – CSKA Moskë, ora 20:15

19 janar, Baskonia Gasteiz – Armani Milano, ora 20:30

19 janar, Unicaja Malaga – Real Madrid, ora 20:45

Related posts

Përballje dramatike në “Asllan Rusi”, Tirana përmbys Teutën

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Kur Senna përplaste Prost për të fituar titullin, incidenti tremb fansat e Hamilton (VIDEO)

Delo.autor

ATLETIKË/ Zhvilloi një garë nën mesatare, Smajlaj humbet për 5 centimetra finalen e Europianit

Delo.autor

Leave a Comment