Shqipëri

Mbyllet përgatitorja turke, Teuta kthehet sot në Shqipëri

Ndeshja miqësore e së enjtes ka mbyllur fazën përgatitore turke për Teutën, që sot do të udhëtojë drejt Shqipërisë. Për 10 ditë, skuadra durrsake ka qenë e akomoduar në Belek të Turqisë, në një prej hoteleve më luksozë të zonës, “IC Hotels Santai”. Trajneri Stavri Nica, siç e ka pohuar edhe vetë, ka zhvilluar një fazë përgatitore mjaft cilësore në këtë vend. Nga ana tjetër, Teuta ka bërë lëvizjet e saj në merkaton e dimrit, që nuk është mbyllur ende. Tri janë afrimet e deritanishme, që i kanë dhënë “fytyrë” tjetër skuadrës bregdetare. Dhe konkretisht kanë ardhur në Antalia: Amir Bilali, Burhan Mustafov dhe Bojan Gjorgievski.

Janë lojtarë me kualitet, që i janë bashkuar Teutës me qëllimin për ta bërë atë më të fortë. Gjatë qëndrimit në Turqi, “Djemtë e Detit” zhvilluan edhe tri ndeshje miqësore, ku regjistruan një humbje, një fitore dhe një barazim. Ndërkohë, pritet që pas rikthimit në Durrës të bëhen edhe dy përforcime të tjera, që do të zyrtarizohen shumë shpejt. Nga e hëna, Teuta do të nisë përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, që është ajo e 27 janarit me Lushnjën, në Durrës.

Related posts

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ANGLEZ/ Talenti i Shqipërisë protagonist në fitoren me përmbysje ndaj Charlton

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Veseli titullar pas triumfit, Empoli rihap skenarët e mbijetesës

Delo.autor

TRAJNERI REJA E DO TEK “KUQEZINJTË”/ Futbollisti që po shkëlqen në Itali bën kërkesë në FIFA për ndërrim të Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment